Juve i ofron Ronaldos 30 milionë euro në vit
04 korrik 2018
| 11:08
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Juventusi i ka ofruar Cristiano Ronaldos pagë 30 milionë euro në vit për t’u larguar nga Real Madridi.
Juventusi raportohet se i ka ofruar Ronaldos kontratë katërvjeçare dhe se tashmë ka kontaktuar me Realin për të arritur marrëveshje. Ronaldo ka një klauzolë një miliard euro në kontratë, por ajo mendohet se është ulur për klubet që s’janë “rivale direkt”.
Nuk dihet nëse Juventusi hyn në këtë kategori. “Marca” raporton se Reali nuk ka qëllim ta mbajë Ronaldon e pakënaqur, që tashmë thuhet se ka marrëveshje verbale me “Zonjën e Vjetër”.