Juve ofron Sandron dhe Costan për Pogban
27 dhjetor 2018
| 11:20
Juventusi është i gatshëm të përfshijë lojtarë në ofertën e vet për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban.
Francezi kohët e fundit ka shprehur pakënaqësitë me mosinkuadrimin në ekipin e parë dhe këtë dëshiron ta shfrytëzojë kampioni italian. “TMW” shkruan se “Zonja e Vjetër” është e gatshëm të ofrojë lojtarë si pjesë e propozimit të tyre për ta ulur çmimin e kërkuar të Unitedit.
Pavarësisht nga nënshkrimi i një marrëveshjeje të re këtë muaj, Alex Sandro mund të vihet në tavolinë nga Juventusi. Gjithashtu, edhe Douglas Costa mund të përfshihet në këtë ofertë gjatë javës së ardhshme për shërbimet e francezit. Për Pogban raportohet se janë të interesuara edhe skuadra kampione të botës, Real Madridi dhe Barcelona.