Juve ofron tre lojtarë për Pogban
06 gusht 2019
| 13:47
Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba vazhdon të jetë mjaftë i kërkuar nga Real Madridi dhe Juventus.
Mediet italianë të martën kanë raportuar se “Zonja e Vjetër” është e gatshme të ofron tre lojtarë për të rikthyer sërish Pogban në Torino. Bëhet fjalë për Mario Mandzukiq, Paulo Dybala dhe Blaise Matuidin.
Në anën tjetër trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se mesfushori francez nuk do të largohet nga “Old Trafford”.
/Epoka e re/