Juve pa problem e mposhti Bolognën

24 janar 2021 | 14:27

Juventus rikthehet në rrugën e fitoreve edhe në kampionat. Disfata ndaj Interit është harruar, teksa triumfi në Superkupë i ka dhënë një ritëm të frikshëm bardhezinjve që fitojnë me lehtësi 2-0 ndaj Bolognës.

Në pjesën e parë, skuadra e Pirlos krijon shumë raste shënimi, por Cuadrado he Kulusevski nuk arrijnë t’i konkretizojnë. Në minutën e 15-të, Arethur është me fat, pasi një goditje e tij nga distanca devijohet në fundin e rrjetës. Rastet për shënim janë të shumta për ekipin torinez, por nuk shfrytëzohen si duhet.

Fillimi i pjesës së dytë është më i mirë për Bolognën që vendos në vështirësi Juventusin. Gjithsesi në momentin e tyre më të mirë pësojnë dhe golin e dytë. Aktivizimi i Moratës i jep një tjetër ritëm bardhezinjve.

Në minutën e 71-të, pas një goditje nga këndi, McKennie kërcen mjaft mirë me kokë dhe arrin që ta dërgojë në fundin e rrjetës së portierit Skorupski. Juventus ngjitet në kuotën e 36 pikëve, 7 më pak se Milani kryesues dhe 5 më pak se Interi i vendit të dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shekuj me radhë, Zvicra është e njohur për traditën…