Juve pa titullarët e mposhti Udinesen

08 mars 2019 | 22:36

Juventus i ka dhënë një mesazh të fortë Atletico Madridit në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8-ave të Champions League, ku skuadra e Allegrit do të duhet të përmbysë një disavantazh 2-0 për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Bardhezinjtë, me gjysmën e titullarëve në stol, kanë marrë një fitore bindëse 4-1 në shtëpi kundër Udineses në javën e 27-të të kampionatit italian, të cilin e kryesojnë me 19 pikë avantazh ndaj Napolit, që ka një ndeshje më pak.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Moise Kean, sulmuesi 19-vjeçar i bardhezinjve, i cili ka zëvendësuar Cristiano Ronaldon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kean (19 vjeç, 8 ditë) ka realizuar dy golat e parë të bardhezinjve (11’, 39’) dhe është bërë lojtari më i ri i Juventusit që shënon të paktën dy gola në një ndeshje të Serisë A që nga koha e Giuseppe Galderisit (18 vjeç, 329 ditë) në shkurtin e 1982-shit.

Emre Can (67’) ka realizuar golin e tretë pas një penalltie të fituar nga Kean, ndërsa Matuidi (71’) ka kompletuar “pokerin” e bardhezinjve. Miqtë kanë gjetur golin e ngushëllimit me Lasagnan (85’), i cili ka mposhtur Szczesny me një goditje të bukur me të majtën.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Kosovës në futboll, Milot Rashica ka qenë vendimtar…