Juve për “poker”, Milani për Evropë

09 maj 2018 | 12:43

Sonte (e mërkurë) në “Olimpico” të Romës do të jetë përplasja e pestë dhe e fundit në mes të Juventusit dhe Milanit për këtë edicion të futbollit.

Dy skuadrat e njohura të Serisë A do të sfidojnë njëra-tjetrën në finalen e Kupës së Italisë. “Zonja e Vjetër”, praktikisht një “kanibale”, ka gllabëruar titullin e shtatë radhazi në kampionatin italian dhe tashmë do të ndërtojë një tjetër rekord, “pokerin” radhazi në Kupën e Italisë. Kjo arrihet duke triumfuar të mërkurën, kundër një rivali historik, por që gjendet në një proces rinovimi.

Në kahun tjetër, kuqezinjtë e trajnerit Genaro Gattusos mund ta marrin trofeun e parë nën menaxhimin e presidencës kineze dhe ta mbyllin shkuarjen në “Evropa Ligë”, duke e bërë më pak delikate sfidën me Atalantën. Por që, pas Superkupës së Italisë, në vitin 2016, ku kuqezinjtë fituan me penallti, Juventusi nuk do të kapej më i papërgatitur. Pas eliminimit të pabesueshëm nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, Allegri dëshiron ta mbyllë me dy trofe kombëtarë edicionin futbollistik te bardhezinjtë. Këta të fundit do të luajnë dy ndeshje në pesë ditë në “Olimpico”. Të mërkurën finalen e Kupës së Italisë dhe më pas sfidën e Seria A, kundër verdhekuqve kryeqytetas.

Hera e fundit e Juventusit në “Olimpico” ka qenë magjike, vetëm dy muaj larg, me suksesin ndaj Lazios. Juve vjen në sfidën e së mërkurës pasi ka siguruar avantazhin prej +6 pikësh nga Napoli dhe praktikisht i duhet vetëm një pikë për ta siguruar matematikisht titullin. Nga ana e tij, Milani i ri i Gattusos, i cili është zgjuar paksa, në saje të dy fitoreve të fundit, pas gjashtë ndeshjesh pa një fitore, do të përpiqet të befasojë. Natyrisht, kuqezinjtë do të bazohen tek përvoja në mbrojtjen e Bonuccit, te lëvizshmëria në mesfushë e Calhanoglu dhe Bonaventura, ndërsa në sulm, duke sfiduar Higuainin, do të luajë “fëmija” Cutrone. Nga ai pritet shumë në finalizim, sepse ka pasur një sezon pozitiv prej 16 golash në 44 ndeshje të luajtura.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në…