Juve përforcohet me Locatellin

17 gusht 2021 | 16:04

Manuel Locatellit më në fund i është plotësuar dëshira që të bashkohet me Juventusin. Pas shumë bisedimesh Juventusi dhe Sassuolo kanë rënë dakord për çmimin e tij.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes dy klubeve është arritur për shumën e rreth 35 milionë eurove, plus bonuset. Ndërsa futbollisti do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Zyrtarizimi i mesfushorit si futbollist i “Zonjës së Vjetër” do të behët gjatë ditëve në vijim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka…