Juve përmbysi Milanin

06 prill 2019 | 20:05

Kampionia aktuale e Italisë, Juventus ka vuajtur në përballje me Milanin, por ka arritur që ti gëzohet fitores.

“Bardhezinjtë fituan me rezultat 2-1 dhe në këtë mënyrë e kryesojnë kampionatin me 84 pikë, 21 më shumë se Napoli që mban vendin e dytë, dhe nëse kjo skuadër do të humbasë Genoas, Juve do të festojnë titullin e tetë radhazi.

Piatek shënoi për Milanin në pjesën e parë, kurse Dybala e barazoi rezultatin në pjesën e dytë nga penalltia. Sulmuesi i talentuar, Kean e vulosi fitoren e Juves gjashtë minuta para fundit.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjendje relativisht e mirë paraqitet nga ana e ekspertëve në…