Juve planifikon transferimin e Rudigerit

14 mars 2022 | 15:43

Antonio Rudiger është njëri nga mbrojtësit më të pëlqyer në Evropë. Qendërmbrojtësi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Chelsean dhe ka refuzuar disa oferta nga londinezët për vazhdimin e saj.

Rudigeri ka vendosur të largohet nga Londra, por e ardhmja e tij ende mbetet e paqartë pasi shumë klube e duan atë.

Real Madrid, Paris Saint Germain e Bayern Munich janë tri top klubet evropiane që e duan atë, teksa interesim ka shprehur edhe Manchester United. Por së fundmi garës i është bashkuar edhe Juventusi, me gjigantin italian që synon ta rikthejë gjermanin në Serie A.

“Zonja e Vjetër” pritet ta shes në verë holandezin Matthijs de Ligt dhe Rudiger po shihet si zëvendësuesi adekuat i tij. Problemi më i madh mbetet paga e gjermanit i cili synon të përfitojë rreth 15 milionë euro neto në vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arianit Ahmeti ka thënë se me kënaqësinë më të madhe…