![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/matthijs-de-ligt-juventus-2019-20_sxo6dj8aitxx1qyyluq1gkww4.jpg)
Juve refuzon Barcelonën për De Ligtin
19 maj 2020
| 15:15
Juventusi e ka refuzuar ofertën e Barcelonës për Matthijs de Ligt, sipas raportimeve nga Daily Mail.
Gjigantët e La Ligës ia kishin vënë syrin holandezit edhe gjatë kohës sa shkëlqente te Ajaksi, por ky i fundit kishte përfunduar te Zonja e Vjetër.
Ndërkaq tash, edhe pse te Juve, katalunasit kanë provuar edhe njëherë që ta transferojnë, por kanë marrë refuzimin si përgjigjie.