Juve refuzon Liverpoolin për Chiesan  

26 korrik 2021 | 15:02

Federico Chiesa është shndërruar në futbollistin më të kërkuar në merkato pas shkëlqimit të tij në “Euro 2020”, ku u shpall kampion me Italinë.

Sulmuesi në pronësi të Juventusit u synua pikësëpari nga Bayerni me një ofertë 80 milionë eurosh, pasi trajneri i gjermanëve, Julian Nagelsman, doli hapur duke treguar admirimin për Chiesa.

Më pas, edhe Chelsea bëri një sulm prej 85 milionë paundësh (gati 100 milionë euro), por të dyja ofertat u refuzuan nga ana e “Zonjës së Vjetër”.

Gjithsesi, sulmet ndaj numrit 22 të bardhezinjve nuk kanë ndërmend të ndalen, ndonëse edhe dje ka ardhur refuzimi i radhës nga Torino. Skuadra e fundit që bëri ofertë ishte Liverpooli, por sërish 77 milionë paund (afro 92 milionë euro) nuk mjaftuan për të joshur Juven.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…