
Juve i shtohet garës për Ozilin
08 janar 2018
| 15:10
Pas Manchester Unitedit dhe Bayern Munchen garës për transferimin e Mesut Ozilit nga Arsenali i është shtuar edhe kampionia aktuale e Italisë, Juventus.
Reprezentuesi i Gjermanisë nëse nuk largohet në këtë afat kalimtar, atëherë në qershor do të jetë i lirë, pasi kontrata me Arsenalin i përfundon.
Ozili asnjëherë nuk ka treguar interesim për rinovimin e kontratës, prandaj largimi në këtë muaj është i mundshëm. 29-vjçari ka luajtur për Real Madridin dhe Werder Bremen dhe Schalke 04.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)