Juve shton në katër pikë diferencën me Napolin
14 mars 2018
| 20:01
Juventusi e ka shtuar epërsinë ndaj Napolit në katër pikë, pasi e mposhti sonte Atalantën në ndeshjen e mbetur në Seria A me rezultat 2-0.
Sulmuesi Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi i kanë shënuar dy golat për fitoren e “Zonjës së Vjetër”. Juve tani ka 74 pikë në krye të tabelës, duke lënë prapa Napolin që ka 70 pikë.