Juve, superofertë për Salahun
Gjiganti italian, Juventus, është i gatshëm t’i ofrojë Liverpoolit, Paulo Dybalan dhe para për futbollistin egjiptian Mohammed Salah.
Bardhezinjtë bënë lëvizje të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar gjersa një gjë të tillë po kërkon ta bëjnë edhe këtë vit. Kampioni italian po dëshiron ta shfrytëzojë si karrem interesimin e Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt për ta joshur Liverpoolin për shkëmbim të lojtarëve.
“Tuttomercato” shkruan se “bianonerrët” janë të gatshëm ta ofrojnë argjentinasin, plus 50 milionë euro për sulmuesin egjiptian. Salahi ka luajtur tashmë për dy klube italiane, së pari në Fiorentinë, kur “rifreskoi” karrierën pas një episodi të dobët në Chelsea, pastaj për Romën, nga ku u zhvendos në Liverpool dhe “shpërtheu” sezonin e kaluar.