Juve synon transferimin e Goretzkas

08 gusht 2023 | 16:52

Leon Goretzka mund të largohet nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar veror. Mesfushori gjerman nuk është zgjedhja e parë e trajnerit Thomas Tuchel për mesfushën dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer fare atij.

Manchester United e ka në listën e dëshirave gjermanin, por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti italian Juventus.

28-vjeçari ka paralajmëruar se mund të largohet nga Bayerni, pasi Tuchel për qendër të mesfushës i beson më shumë dyshes Joshua Kimmich dhe Konard Laimer. Juventusi nga ana tjetër e ka futur në axhendën e tyre gjermanin dhe pritet të dalin me një ofertë zyrtare.

Bayern Munich është i hapur për ta shitur Goretzkan, por dëshirojnë që nga largimi i tij të fitojnë rreth 45 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
09.08.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…