Juve tregon ‘muskujt’ ndaj Interit
06 tetor 2019
| 22:47
Kampionia në fuqi e Italisë, Juventus ka treguar “muskujt” ndaj Interit në derbin e zhvilluar sonte, pasi fitoi me rezultat 1-2.
Katër minuta i janë nevojitur skuadrës së Juventusit për të shënuar golin e parë, autor ishte Paulo Dybala. Interi u rikthye në minutën e 18-të, kur Lautaro Martinez shënoi nga penalltia për 1-1. Gonzalo Higuaini e vulosi rezultatin final duke realizuar golin e fitores në minutën e 80-të.
Pas këtyre tri pikëve, “Zonja Vjetër” është ngritur në vendin e parë me një pikë më shumë se Interi që bie në pozitën e dytë.
/Epoka e re/