Juve vazhdon interesimin për Pogban, kjo është oferta e fundit
11 tetor 2019
| 14:35
Kampionia në fuqi e Italisë, Juventus është duke e vazhduar interesimin për mesfushorin Paul Pogba.
Francezi që është pjesë e Manchester United, duket se nuk është i lumtur në “Old Trafford” dhe kjo e bënë edhe më të mundshme mundësinë që ai të rikthehet në Itali. Mediet italiane kanë raportuar se “Zonja e Vjetër” është gati të ofrojë Mario Mandzukiqin dhe Emre Can, kurse në verë të ofrojë edhe një shumë prej 80 milionë eurove.
26-vjeçari ka qenë pjesë e Juventusit nga viti 2012 deri në vitin 2016, kurse ka regjistruar 124paraqitje dhe ka shënuar 28 gola.
/Epoka e re/