Juventuesi, afër marrëveshjes me Araujon dhe Muanin
Juventusi duket se ka arritur të realizojë dy goditje në ardhje në merkaton e janarit. I pari është mbrojtësi Ronald Araujo nga skuadra e Barcelonës, i cili do të vijë në formë huazimi, teksa klubi torinez do të paguajë vetëm pagën e tij.
Mbrojtësi është shumë i pakënaqur me faktin se është zgjedhje e tretë në ekipin e Flick, ndaj dhe kërkon më shumë hapësira. Juventus me dëmtimin e rëndë të Bremer dhe Cabal që kanë mbyllur sezonin, do të tentojë dhe afrimin e një tjetër mbrojtësi ku Antonio Silva nga Benfica është një objektiv konkret.
Sa i përket afrimeve është arritur akordi edhe me Kolo Muani, sulmuesi i PSG-së, që ka vendosur të kalojë në Torino. Edhe ai pritet të vijë në formë huazimi, ndërkohë që kujtojmë se PSG-ja pagoi 100 milionë euro një vit më parë për ta marrë nga Eintracht Frankfurt.
Detajet e fundit për t’u sqaruar kanë të bëjnë me pagën e tij që shkon rreth 12 milionë euro në sezon, pra klubi torinez do të paguajë gjysmën, 6 milionë euro.