Juventus-Inter mund të luhet pa tifozë

24 shkurt 2020 | 10:39

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në Itali. 4 viktima dhe më shumë se 200 persona të prekur janë shënuar së fundmi në këtë vend, duke krijuar një situatë alarmante.

Mesa duket, ky virus po prek edhe botën e futbollit. Shumë ndeshje janë anuluar në Serie A gjatë javës së 25-të, dhe të tjera mund të anulohen edhe në javën e 26-të, kur luhet derbi kryesor, Juventus – Inter.

‘Tuttosport’ shkruan se ndeshja mes Juventusit dhe Interit mund të luhet pa tifozë. Kjo ndihmon në parandalimin e përhapjes së Koronavirusit.

Piemonte, rajoni ku shtrihet edhe Torino, vendi ku luhet derbi, është një nga më të prekurit me këtë virus.

Kujtojmë se për javën e 26-të të Serie A deri më tani është anuluar zyrtarisht vetëm një ndeshje. Udinese – Fiorentina është shtyrë për datë të pacaktuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Itali më shumë se 130 persona janë prekur nga…