Juventus konsideron rikthimin e Alvaro Moratas

09 qershor 2024 | 13:53

Me sulmuesin Arkadiusz Milik që pritet të mungojë për gjashtë javë, Juventusi ka nisur të interesohet për ish lojtarin, Alvaro Morata.

Milik u detyrua të largohet nga kombëtarja e Polonisë shkaku i një lëndimi në gju që pësoi në miqësoren ndaj Ukrainës.

Ai ka çarë miniskusin dhe duhet të operohet në ditët në vijim, për të munguar më pas për gjashtë javët e ardhshme.

Edhe pse Milik mund të kthehet për fillimin e sezonit, Juventusi ka nisur punën për ta ritransferuar Moratan, që do të ishte periudha e tretë për të në Torino.

31-vjeçari ishte me Juventusin nga 2014-2016 dhe pastaj 2020-2022. Kontrata e spanjollit me Atleticon skadon më 2026 dhe nëse dëshiron rikthimin në Itali, duhet të pranojë zbritjen e pagës.

Nuk është hera e parë që Morata ka qenë i lidhur me rikthimin te “Bianconerët”, ngase e ka pranuar se do t’i përshtatej për familjen shkaku që është i martuar me një italiane.

Përndryshe, Morata realizoi së fundmi në miqësoren që Spanja e fitoi me rezultat 5:1 ndaj Irlandës Veriore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me trajnerin…