Juventus sfidon Bayernin
Transferimi i Cristiano Ronaldo tek Juventus për 117 milionë euro ka qenë tema kryesore e kësaj vere, por vëmendja e bardhezinjve do të kthehet te fusha në orët e para të mëngjesit (01:00 me orën tonë) të së enjtes, kur do të ndeshen me Bayern Munich në International Champions Cup.
Fatkeqësisht, ylli portugez nuk do të jetë i pranishëm në turneun amerikan dhe nuk është i vetmi. Paulo Dybala, Gonzalo Higuain, Juan Cuadrado, Mario Mandzukic, Douglas Costa, Blaise Matuidi dhe Sami Khedira janë akoma me pushime pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës.
Fatmirësisht, “Zonja e Vjetër” ka shumë alternativa në ekip, pa harruar se italianët kanë qenë pushim gjatë verës për shkak se Italia nuk ka marrë pjesë në Botëror. Alex Sandro, Andrea Barzagli, Federico Bernardeschi, Giorgio Chiellini dhe Miralem Pjanic pritet të jenë në fushë, po ashtu si blerjet e reja, Emre Can dhe Joao Cancelo.
Edhe Bayern do të ketë disa mungesa të rëndësishme në ekip. Manuel Neuer, Jerome Boateng, Mats Hummels, Joshua Kimmich, James Rodriguez, Thiago Alcantar dhe Robert Leëandoëski janë akoma me pushime. Gjithsesi, trajneri Kovaq do të ketë në dispozicion yje të tjerë, si Kingsley Coman, Franck Ribery dhe Arjen Robben. Mungesat e shumta nuk kanë qenë një problem për kampionët e Gjermanisë të shtunën e kaluar, kur ata mundën 3-1 Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të International Champions Cup. (Telesport)