Juventus zhgënjen dhe eliminohet, Reali humb ndërsa shkëlqejnë Milani e PSG
25 tetor 2022
| 23:20
Juventusi ka pësuar humbje në udhëtim nga Benfica me rezultat 4:3 dhe i ka dhënë aventurës në Ligën e Kampionëve.
Pas kësaj humbjeje Juve tash duhet të mendojë vetëm për Ligën e Evropës. Për dallim nga Juventusi sonte ka shkëlqyer Milani që e ka mposhtur në udhëtim Dinamo Zagrebin me rezultat 4:0 dhe tash është shumë afër kualifikimit.
Befasi ishte humbja e Real Madridit nga Leipzig me rezultat 3:2. Reali qysh para dy jave e kishte siguruar kualifikimin dhe sonte ishte më I qetë. Në anën tjetër spektakël ka dhuruar PSG që e ka mposhtur me golead 7:2 Maccabi Haifan në “Parc des Princes”.
Më poshtë gjeni komplet rezultatet e mbrëmjes së sotme: