Juventusi bën hapin fals në garën për “Scudetto”
Pritej një fitore e madhe, për të mbajtur gjallë shpresat e titullit kampion, mirëpo nuk ka ndodhur këshut.
“Zebrat” e Juventus kanë dështuar totalisht mbrëmjen e kësaj të hëne, me “Zonjën e Vjetër”, që është mundur me rezultatin minimal, 0 me 1, nga “Bardhezinjtë” e Juventus, në përballjen e vlefshme për javëne 24-të të Serie A.
Goli i vetëm i sfidës erdhi, në minutën e 25’-të të pjesës së parë, ku për “ironi” të fatit autori i golit ishte një argjentinas me emrin Lautaro. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, 30-vjeçar, Lautaro Giannetti, i cili përfitoi nga një “përgjumje” e mbrojtjes së “Bardhezinjve” vendas, për ta dërguar topin në rrjetën e Szczesny.
Falë këtij rezultati, skuadra e teknikut Massimiliano Allegri mbetet në vendin e 2-të të tabelës, me 53 pikë, duke qëndruar tashmë plot 7 pikë larg, “Zikaltërve” të Inter, që kanë ende një ndeshje në dorë krahasuar me “Zonjën e Vjetër”.
Ndërkaq, “Bardhezinjtë” e Udinese ngjitet në kuotën e 22 pikëve, duke u shkëputur 3 pikë nga “zona e ftohtë” e rënies nga kategoria.