Juventusi ‘blindon’ Chiellinin dhe Buffonin
22 mars 2020
| 16:29
Për futbollin e luajtur duhet pritur ende, por Juventus po punon për të ardhmen duke çuar përpara linjën e klubit. Sipas mediave italiane “Zonja e Vjetër” kërkon të blindojë senatorët e skuadrës, duke iu ofruar atyre rinovimin e kontratës.
Kështu, pas kapitenit Chiellini pritet të firmosin Buffon dhe Matuidi. Ndërkohë, pasi rezultoi pozitiv me Coronavirus është shtyrë diskutimi për Paulo Dybala.
Edhe sulmuesi argujentinas me shumë mundësi do të rinovojë, por nuk përjashtohet as mundësia që ai të largohet për të gjetur më shumë hapësira.