Juventusi dhe Roma në garë për transferimin e Zhegrovës 

04 qershor 2024 | 12:33

Dy klube janë në garë për transferimin e reprezentuesit të Kosovës, Edon Zhegova.

Juventusi është i interesuar për sulmuesin anësor të Lille, i lindur në vitin 1999. Lajmi konfirmohet nga “Tuttosport”, gazeta sportive torineze shumë pranë klubit bardhezi.

Sipas saj, Juventusi pritet të hyjë në negociata me agjentin e lojtarit kosovar, Hasan Cetinkaya, me të cilin ka marrëdhënie të shkëlqyera, duke qenë se është i njëjti agjent që shiti Denis Zakaria. për 20 milionë te Monaco. Mirëpo, edhe Roma është në gjurmët e Zhegrovës, ndërsa Napoli ka hequr dorë nga lojtari kosovar.

Edon Zhegrova ka luajtur për Standard Liege, St.Truiden, Genk, FC Basel dhe tash është pjesë e Lille më të cilin klub ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka…