
Juventusi dominon në formacionin e dekadës në Serinë A
Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka përpiluar formacionin më të mirë të dekadës në kampionatin italian, Serie A. Elita e futbollit italian në dekadën e fundit është dominuar nga Juventusi, i cili ka fituar tetë nga dhjetë titujt e fundit në kampionat.
Janë pikërisht futbollistët e “Zonjës së Vjetër” ata që dominojnë në formacion e dekadës. Gianluigi Buffon në portë dhe treshja e mbrojtjes, Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci dhe Andrea Barzagli, janë përfshirë në këtë formacion. Në këtë formacion bënë pjesë edhe sulmuesi Gonzalo Higuain, por edhe ish-mesfushori Andrea Pirlo.
Pjesa e formacionit gjenden edhe disa yje të Napolit si Marek Hamsik dhe Jose Callejon, ndërsa Senal Luliq bën pjesë nga Lazio dhe Antonio Di Natale i Udineses. Pjesë e këtij formacioni është edhe ish-ylli i Romës dhe Interit, Radja Nainggolan.