Juventusi e aprovon buxhetin 2023/24 me afër 200 milionë euro humbje

08 nëntor 2024 | 11:10

Juventusi ka konfirmuar se klubi ka pësuar humbje prej 199.2 milionë euro gjatë vitit financiar më të fundit, por ka ulur borxhet e klubit me rreth 100 milionë euro pas përfundimit të mbledhjes vjetore të aksionarëve të klubit të enjten.

Në këtë mbledhje në Torino morën pjesë 265 aksionarë, së bashku me disa ekzekutivë të njohur të Juventusit, përfshirë presidentin Gianluca Ferrero, CEO-n Maurizio Scanavino dhe legjendën e klubit Giorgio Chiellini, i cili së fundmi është rikthyer në klub si përgjegjës për marrëdhëniet institucionale në futboll.

Buxheti i Juventusit për vitin 2023-24 u miratua me 99.2% të aksionarëve të pranishëm. Klubi ka konfirmuar humbjet prej 199.2 milionë eurosh. Scanavino bëri të qartë se klubi kishte pësuar një rënie të të ardhurave prej rreth 130 milionë eurosh për shkak të mospjesëmarrjes në Champions League apo ndonjë garë tjetër europiane sezonin e kaluar.

Të ardhurat totale të klubit ishin rreth 395 milionë euro për 2023-24, dhe pritet që ato të rriten vitin e ardhshëm pas kthimit të Juventusit në Champions League.

Gjithashtu është konfirmuar se borxhet e klubit aktualisht janë rreth 242 milionë euro, që është ulje prej gati 100 milionë euro krahasuar me shifrën e vitit të kaluar, që ishte 329 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mos plotësimi i kërkesave nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria…