Juventusi e dëshiron Taren

06 tetor 2021 | 14:34

Fillimisht, Interi më pas Milani, teksa së fundmi në ndjekje të Igli Tares është vënë Juventusi. Sipas “Calciomercato.com” presidenti Anjeli po mendon të rrëmbejë Igli Taren, drejtor sportiv i Lazios që nga viti 2009.

Kontrata e shqiptarit me klubin e Lotitos përfundon në vitin 2023. Afeksioni për Taren mbetet i fortë. Vlonjati ka qenë në gjendje të bëjë disa goditje me kosto të ulët dhe të gjenerojë përfitime të konsiderueshme kapitale për Lazion, duke rezultuar një nga drejtorët më të suksesshëm të viteve të fundit në Itali.

Gjithsesi historia ka treguar se Lotito nuk para i lë të lirë kollaj, “xhevahirët” e tij. Mjafton të përmendim që për vite me radhë, pavarësisht ofertave tunduese për Imobilen dhe Milinkoviq-Saviq, ka rezistuar. Kjo vlen edhe për Taren, me të cilin lidhjet janë shumë të forta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka thënë se ishte i pikëlluar që Kisha…