Juventusi e dëshiron Zapatan

19 korrik 2020 | 13:02

Juventus ka shfaqur jo pak probleme në sulm gjatë këtij sezoni, teksa Gonzalo Higuain ka shfaqur probleme të theksuara fizike, duke mos arritur që të ndihmojë si duhet dyshen Ronaldo Dybala. Pikërisht për këtë arsye skuadra torineze është në kërkim të një tjetër sulmuesi me peshë si Arkadiuz Milik, por së fundmi ka dalë në skenë edhe një tjetër emër.

Bëhet fjalë për sulmuesin kolumbian të Atalantës, Duvan Zapata, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e Juventusit si Paratici e Nedved, por ka edhe miratimin e Sarrit, ndonëse ku i fundit e largoi nga Napoli në verën e 2015-ës. Pas shpërthimit me fanellën e Sampdorias, Zapata u transferua te Atalanta në verën e 2018-ës dhe arriti të shënojë 28 gola që në sezonin e parë me zikaltrit, ndërsa këtë vit ka shkuar në kuotën e 18 golave, 17 prej të cilëve në kampionat.

Kartoni i kolumbianit 29-vjeçar vlerësohet rreth 60 milionë euro, ndërsa oferta e parë e bardhezinjve është 30 milionë euro plus kartonin e portierit Mattia Perin, i cili është pronë e Juventusit, por luan i huazuar te Genoa.

Gjithsesi sipas mediave italiane, portieri Perin nuk josh drejtuesit e Atalantës, të cilët ndihen të kompletuar me Gollini e Sportiellon në portë, megjithatë mund të pranojnë ndonjë futbollist tjetër nga Juve për të realizuar marrëveshjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të…