Juventusi e shkarkon Allegrin
18 maj 2024
| 09:04
Gjiganti italian, Juventus ka njoftuar se e ka shkarkuar Massimiliano Allegrin nga posti i trajnerit të ekipit të parë.
Shkarkimi vjen pas disa sjelljeve gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë që klubi i konsideroi të papajtueshme me vlerat e Juventusit dhe sjelljen që duhet të kishin ata që e përfaqësojnë atë.
Përfundon një periudhë bashkëpunimi, e cila filloi në vitin 2014, rifilloi në vitin 2021 dhe përfundoi, pas tre sezoneve të mëparshme së bashku, me triumfin në finalen e Kupës së Italisë.
“Klubi i uron Massimiliano Allegrit fat në punët e tij të ardhshme”, shkruante në komunikatën e Allegrit.