Juventusi gabon sërish, ndalet nga Bologna
30 prill 2023
| 22:51
Juventusi ka regjistruar ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në Serie A.
Pas tri humbjeve rresht, skuadra e drejtuar nga Massimilano Allegri u ndal me barazim sonte nga Bologna, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të, shkruan Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Renato Dall’Ara” përfundoi me rezultatin 1:1.
Riccardo Orsolini kaloi fillimisht vendasit në epërsi në minutën e dhjetë, duke shënuar nga penalltia.
Golin e barazimit për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Arkadiusz Milik, në minutën e 60-të.
Vlen të theksohet se Milik e kishte një rast të mirë të shënonte në minutën e 31-të, por humbi penalltinë.
Juventusi pas këtij barazimi ka 60 pikë dhe mbetet i treti në tabelë.
Bologna është e teta me 45 pikë.