Juventusi ka gati kontratën e re të Dybalas
24 tetor 2021
| 13:20
Juventusi më në fund do të njoftojë një kontratë të re për Paulo Dybala, sipas “Calcio Mercato”.
Marrëveshja aktuale e 27-vjeçarit do të përfundojë verën e ardhshme, por bardhezinjtë janë përpjekur ta lidhin atë me kushte të reja për më shumë se një vit.
Një marrëveshje mes dy palëve tani është arritur, me Juve të gatshëm për të bërë zyrtarizimin e zgjatjes në ditët në vijim.
Dybala është paraqitur në 260 ndeshje për Juventusin në të gjitha garat dhe ka regjistruar 103 gola.