Juventusi kërkon rikthimin e Pjanicit në Serie A

31 korrik 2022 | 12:17

Miralem Pjanic mund të rikthehet në Serie A për ta veshur për herë të dytë fanellën e Juventusit.

Mesfushori boshnjak është rikthyer te Barcelona pas huazimit një vjeçar tek skuadra e madhe turke Besikstas.

32-vjeçari tregoi formë të lartë në Turqi, kur në 26 ndeshje zyrtare me fanellën bardhezi bëri edhe katër asistime.

Reprezentuesi boshnjak është në formë shumë të mirë në ndeshjet parasezonale me Barcelonën dhe ka bindur trajnerin Xavi Hernandez për ta mbajtur në skuadër.

Por nga ana tjetër Juventusi ka shprehur interesim për ta rikthyer atë në Serie A me trajnerin Massimiliano Allegri që i ka kërkuar drejtuesve të klubit afrimin e boshnjakit.

Pjanic ka kontratë me Barcelonën edhe dy vite të tjera, por përkundër se pëlqehet nga Xavi ai mund të shitet nëse vije një ofertë e mirë për të.

Mediat në Spanjë dhe Itali kanë raportuar se katalunasit do ta largonin yllin boshnjak nëse do të vinte një ofertë rreth 20 milionë euro.

Gjithnjë sipas mediave në të ndryshme italiane, Zonja e Vjetër në fillim të javës së ardhshme pritet të dërgojë ofertë zyrtare në drejtim të Barcelonës për rikthimin e boshnjakut në Serie A.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet e Kosovës janë të bashkuara dhe të përkushtuara që…