Juventusi ndalet nga Nantes në Ligën e Evropës

16 shkurt 2023 | 23:07

Juventus e ka nisur vetëm me një barazim aventurën në Europa League. Skuadra bardhezi nuk shkoi më shumë se rezultati 1-1 ndaj Nantes, edhe pse në fund nuk do të mungonin polemikat për një 11-metërsh të mohuar nga arbitri portugez Pinheiro.

Bardhezinjtë në fakt e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 13-të. Vlahoviq e kishte të thjeshtë për të shënuar pas një asisti fantastik nga Chiesa, që e shërbeu me portën e boshatisur.

Më tej bardhezinjtë do të shpërdoronin shumë raste shënimi me Di Marian, i cili ishte më i miri në fushë. Në momentin më të mirë të ekipit torinez, skuadra franceze do të gjente golin e barazimit me Blas, që do ta dërgonte topin në rrjetë pas një kundërsulmi të shpejtë.

Chiesa do të ndalej nga traversa pak minuta më vonë, ndërkohë që e njëjta gjë do të ndodhte dhe me Di Marian.

Sevilla mori një fitore të thjeshtë 3-0 ndaj PSV, duke hipotekuar kualifikimin, ndërkohë që Bayer Leverkusen dhe Monaco u ndanë në barazim 2-2. Sportingu nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Midtjylland.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është çështje…