![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/IMG-20211119-WA0000.jpg)
Juventusi ndjek mesfushorin Thomas Partey
Klubi italian, Juventus po ndjek mesfushorin e Arsenalit, Thomas Partey.
Mesfushori ganez, i cili i kushtoi klubit londinez plot 50 milionë funte në vitin 2020, ka pasur ulje-ngritjet e tij në Emirates.
Situata e tij në Emirates ka bërë që Partey të mos jetë i paprekshëm dhe një largim i tij gjatë verës mund të ndodh.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Partey është një objektiv transferimi i Juventusit për afatin e ardhshëm kalimtar.
Gjiganti i Serie A thuhet se mund të testojnë vendosmërinë e Topçinjve me një ofertë për mesfushorin ganez.
Arsenali po planifikon një rindërtim të mesfushës në verë – dhe lojtarë si Mohamed Elneny dhe Ainsley Maitland-Niles pritet të largohen nga klubi në të ardhmen e afërt.
Në anën tjetër, Zonja e Vjetër, përveç Partey është lidhur edhe me transferimin e Paul Pogba, Jorginho dhe Renato Sanches.