Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës
18 prill 2024
| 13:48
Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova.
“Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në afatin kalimtar, e një ndër nënshkrimet e mundshme është ylli kosovar i Lille. Sipas gazetës më të madhe italiane “Gazzetta dello Sport”, Zhegrova shihet si “art i driblimeve” nga drejtori i skuadrës Guintoli, i cili tashmë ka nisur punën për ta afruar.
Juventus është i gatshëm që të nisë negociatat edhe me Lillen, skuadër që do të kërkojë rreth 15 milionë euro për kartonin e kosovarit. Zhegrova kërkohet edhe nga RB Leipzig, Borussia Dortmund dhe Real Sociedad.