Juventusi për herë të shtatë radhazi kampion në Itali
13 maj 2018
| 22:46
Barazimi ndaj Romës i ka mjaftuar Juventusit që të shpallet kampion i Italisë për herë të shtatë rresht.
“Zonja e Vjetër” siguroi titullin e radhës, një xhiro para fundit të sezonit 2017/18.
Ekipi i Massimiliano Allegrit luajti baras me Romën, dhe tani ka katër pikë më shumë se ndjekësi i parë Napoli, teksa ka mbetur vetëm edhe xhiroja e fundit.
Napoli në ndeshjen tjetër fitoi ndaj Sampdorias, me dy gola nga Arkadiusz Milik ’72 dhe Raul Albiol ‘80 por kjo fitore tashmë s’ka vlerë për shkak të triumfit të Juventusit.
Në tabelë, Juve ka 92 pikë, ndërsa Napoli 88.