Juventusi po tenton ta transferojë Koulibaly
03 korrik 2022
| 13:49
Juventusi është duke tentuar ta transferojë mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
“Zonja e Vjetër” e sheh lojtarin si të denjë për skuadrën, marrë parasysh paraqitjet që lojtari pati në sezonin që lamë pas në Serie A.
Për të arritur deri te senegalezi, “bardhezinjtë” po mundohen të lirohen nga shërbimet e Matthijs de Ligt i cili po kërkohet me ngulm nga Chelsea.
Mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo situatë, kur dihet se për mbrojtësin është e interesuar edhe Barcelona.