Juventusi refuzon ofertën e Liverpoolit për Chiesan
Sipas burimeve të shumta në Itali, Juventus ka refuzuar ofertën e Liverpoolit prej 100 milionë euro për Federico Chiesa.
Anësori italian është bashkuar me Juventuesin nga Fiorentina një vit më parë me një marrëveshje fillestare huazimi prej 10 milionë euro me një mundësi për të blerë për 50 milionë.
23-vjeçari ka shënuar 14 gola dhe dha 10 asistime në 43 paraqitje në sezonin e tij të parë me “Zonjën e Vjetër”.
Ai gjithashtu ka shënuar dy gola gjatë “Euro 2020” me Italinë dhe është përfshirë në formacionin e turneut.
Sipas “La Gazzetta dello Sport” dhe “La Repubblica”, Juventuesi ka refuzuar ofertën e Liverpoolit prej 100 milionë euro për yllin e Italisë i cili nuk është në shitje me asnjë çmim.
Gjigandët e Serie A duan të ndërtojnë projektin e tyre të ri rreth Chiesas dhe nuk po planifikojnë ta shesin atë pavarësisht se tashmë kanë marrë oferta të mëdha parash nga e gjithë Evropa.
Chelsea gjithashtu ka ofruar 100 milionë euro për të nënshkruar me ish-yllin e Fiorentinës pas “Euro 2020”, ndërsa trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann, ka pranuar interesin e tij për lojtarin italian.