Juventusi rikthen përsëri interesimin për Icardin

30 dhjetor 2019 | 11:11

Mauro Icardi ishte një dëshirë e madhe e Juventusit në merkaton e verës, por një marrëveshje nuk u arrit, kjo edhe për shkak të drejtuesve të Interit të cilët nuk dëshironin ta lejonin të kalojë te rivalët sulmuesin argjentinas.

Tashmë 26-vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin francez, teksa i ka kaluar të gjitha pritshmëritë me PSG-në. Te Juventusi shpresojnë ende se mund të arrijnë një marrëveshje, për ta marrë sulmuesin në ekipin e tyre.

Sipas asaj që shkruan “Ilbianconero.com”, Paratiçi shpreson se pavarësisht formës së mirë që po kalon me PSG-në, lojtari mund të refuzojë kalimit te kampionët e Francës, dhe në këtë situatë “Zonja” do të provonte ta merrte në ekipin e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në numrin ekskluziv dhe festiv të gazetës “Epoka e re”…