Juventusi sfidon kampionët e Chelseat
Kampionia në fuqi e Ligës së Kampionëve, Chelsea, do të kërkojë sonte (e mërkurë) të harrojë humbjen e fundjavës në Premierë Ligë nga Manchester City dhe të marrë rezultat pozitiv ndaj Juventusit në Torino.
Në anën tjetër, “Zonja e Vjetër” synim ka fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Juventusi pati një start jashtëzakonisht të keq në Serinë A me Massimiliano Allegri, por tash është rikthyer dhe pozicionohet në vendin e dhjetë me 8 pikë, dhjetë pikë më pak se skuadra kryesuese,
Napoli. Në anën tjetër, Chelsea, edhe përkundër humbjes në fundjavë, ka pasur një start të mirë në elitën e futbollit anglez dhe renditet në pozitën e tretë me një pikë më pak se skuadra kryesuese, Liverpool. Juventusi në këtë ndeshje do të jetë pa dyshen Dybala – Morata, kurse Chelsea do të jetë pa Reece James dhe N’Golo Kante. “Kemi respekt për kualitetin e tyre dhe traditën. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por kemi besim në kualitetin tonë. Juve pa Ronaldon? Do ta thotë koha, por çdo ekip pa Ronaldon është më i dobët. Ai ka treguar çdoherë në ndeshjet e Premierë Ligës dhe Ligës së Kampionëve kualitetet e tij. Juventusi ka lojtarë me përvojë, talent, një ekip me shumë kualitet. Do të kemi përballë një skuadër të nivelit tonë. Këto janë ndeshje ku shihet ekipi më i mirë”, ka thënë trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.
Grupi E
21:00 Bayern M. – Dynamo Kyiv
21:00 Benfica – Barcelona
Tabela
1. Bayern M. 3 pikë
2. Benfica 1
3. Dynamo K. 1
4. Barcelona 0
Grupi F
18:45 Atalanta – Young Boys
21:00 Manchester United – Villarreal
Tabela
1. Young Boys 3 pikë
2. Atalanta 1
3. Villarreal 1
4. Manchester U. 0
Grupi G
21:00 Salzburg – Lille
21:00 Wolfsburg – Sevilla
Tabela
1. Salzburg 1 pikë
2. Sevilla 1
3. Lille 1
4. Wolfsburg 1
Grupi H
18:45 Zenit – Malmoe
21:00 Juventus – Chelsea
Tabela
1. Juventus 3 pikë
2. Chelsea 3
3. Zenit 0
4. Malmoe 0
/Epoka e re/