Juventusi shokon Unitedin në “Old Trafford”

23 tetor 2018 | 23:08

Ka mjaftuar një gol i Paulo Dybala në të 17-tën që bardhezinjtë e Juventusit të marrin tre pikë të arta në Old Trafford.

Manchester United tregoi sonte në fushë se vijon të jetë në krizë këtë sezon nën drejtimin e Jose Mourinho, duke u mposhtur në shtëpi nga bardhezinjtë e Juventus.

Edhe pse pritej që “Djajtë e kuq” të ushtronin presion mbi Juven pas pësimit të shpejtë të golit, reagimi nuk ka ardhur në asnjë moment, duke parë dominimin e bardhezinjëve në fushën e lojës.

Ekipi i Massimiliano Allegrit tashmë kryeson grupin H me 9 pikë në tre ndeshjet e para të zhvilluara në fazën e grupeve, duke treguar se këtë sezon me përforcimet e bëra, ku bie në sy ndjeshëm Ronaldo, është një ekip pretendent për trofeun më të kërkuar në Europë.

Fitore të pastër 3-0 mori edhe Roma përballë rusëve të CSKA-së, në një sfidë të dominuar tërësisht nga verdhekuqtë e Di Francescos, ndërsa golat u shënuan nga Edin Dzeko, dy herë dhe turku Under.

David Silva, Laporte dhe Bernardo Silva sihin autorët e golave për Manchester Cityn, që rrëmbeu një fitore 0-3 në transfertën e vështirë ukrainase ndaj Shakhtar Donetskut.

Lyoni nuk shkoi më shumë se një barazim spektakolar 3-3 në Gjermani, teksa kaloi dy herë në avantazh përballë Hoffenhaimit, ndërsa Ajaxi shënoi një gol në shtesë, për të marrë 3 pikët nga përballja me Benficën në Amsterdam.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid është kthyer më në fund te fitorja pas…