Juventusi s’ndalet, pikë maksimale pas tetë ndeshjeve
06 tetor 2018
| 20:01
Juventusi ka shënuar një tjetër fitore në Serie A.
Kampioni italian fitoi 0 me 2 si mysafire e Udineses në kuadër të xhiros së tetë për të vazhduar bilancin e qindpërqindtë.
Rodrigo Bentancur dhe Cristiano Ronaldo shënuan dy golat në këtë fitore.
Me 24 pikë pas tetë ndeshjeve, Juventusi shmanget në pozitën e parë, me nëntë pikë më shumë se Napoli që e ndjek.