Juventusi triumfon në “San Siro”
“Bardhezinjtë” e Juventus kanë arritur një fitore magjike mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në mitikun, “San Siro” kanë arritur të mundin “kuqezinjtë” e Milan, me rezultatin minimal, 0 me 1, në të ashtuquajturën “klasiken” e Italisë, të vlefshme për javën e 9 të Serie A.
Goli i vetëm i sfidës erdhi nga ish-mesfushori i Milan, i cili tashmë aktivizohet në radhët e “Zonjës së Vjetër”, Manuel Locatelli, me “shtatlartin” e mesfushës, që çon topin në rrejtën e portierit Mirante, në minutën e 63’-të të sfidës pas një asistimi të Timothy Ëeah, duke “vulosur” kështu rezultatin, 0 me 1.
Me këtë fitore, Juventus mbetet sërish në vendin e 3-të të Serie A, por tashmë me 20 pikë, duke mbetur vetëm 1 pikë pas, “kuqezinjve” të Milan, që ndodhen në vendin e dytë dhe 2 pikë më pak “zikaltërve” të Inter, që ndodhen në vendin e parë.