
Juventusi vazhdon me formën e dobët, gabon edhe ndaj Genoas
17 mars 2024
| 14:55
Kriza e Juventusit ka vazhduar edhe në javën e 29-të.
Bardhezinjët nuk kanë arritur më shumë se një barazim 0-0 ndaj Genoas, në ndeshjen e cila është zhvilluar në ”Allianz Stadium”.
Skuadra e drejtuar nga Masimiliano Allegri, ka vetëm një fitore në tetë ndeshjet e fundit në Serie A.
Kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje nga fundi i kampionatit, Juventusi renditet në vendin e tretë në tabelë, me 59 pikë, 16 më pak se Interi që është lider i këtij sezoni.
Në anën tjetër, Genoa renditet në vendin e 12-të, me 34 pikë të grumbulluara.