Juventusi vazhdon zhgënjimin
27 nëntor 2021
| 20:07
Tjetër rezultat zhgënjyes vjen për Juventusin.
Pas humbjes turpëruese 4:0 të pësuar në Champions League kundër Chelsea-t, pritej një reagim i skuadrës së Allegri-t në ndeshjen e kampionatit kundër Atalantas.
Por nuk ka qenë kështu.
Zikaltrit, në fakt, janë larguar nga Torino me tri pikët falë golit të shënuar nga Duvan Zapata në minutën e 28-të, me kolumbianin që ka finalizuar asistin e marrë nga Berat Gjimshitit me një goditje të frikshme.
Fitore e rrallë për Atalanta-n, që nuk fitonte një ndeshje të kampionatit në fushën e bardhezinjve që nga viti 1989.
Juventus, nga ana tjetër, ka shkuar shtatë pikë larg zonës Champions League.