Juventusi “vret” kampionatin, mposhti Napolin në “San Paolo”
Juventus ka mposhtur Napolin në San Paolo me rezultatin 2-1 dhe avantazhi mes dy skuadrave tani ka shkuar në 16 pikë.
Kampionati tani mund të quhet i mbyllur.
Napoli e nisi shumë mirë ndeshjen duke luajtur me një ritëm të lartë, por gabimi i portierit Meret në minutën e 25’. Lojtarët e Napolit gabojnë në ndërtimin e aksionit duke i dhuruar topin Cristiano Ronaldo-s, i cili pengohet nga Meret që del me karton të kuq.
Goditja e dënimit shndërrohet me gol nga Miralem Pjaniq tre minuta më pas. Boshnjaku ka lëshuar një goditje të përsosur duke kaluar të tijtë në avantazh.
Në minutën e 39’ Emre Can dyfishon rezultatin dhe dukej sikur ndeshja kishte mbaruar që në pjesën e parë.
Megjithatë Napoli nuk u dorëzua dhe i kuqi i Pjaniqit në fillim të pjesës së dytë rihapi lojën.
Napoli ngushtoi diferencën në minutën e 61’ dhe mund të kishte barazuar me penalltinë e akorduar në të 83-ën, por Insigne goditi shtyllën nga pika e bardhë.