Juventusin s’e ndal as Napoli, mban bilancin e 100 për qind
Kampioni italian, Juventusi nuk ka të ndaluar në ligë.
“Zonja e Vjetër” e fitoi derbin e sotëm kundër Napolit, për të shënuar fitoren e shtatë radhazi në po aq ndeshje të zhvilluara, transmeton Koha.net.
3 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm.
Napoli e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e dhjetë përmes Mertensit që realizoi pas asistimit nga Callejoni.
Juve e përmbysi rezultatin përmes sulmuesit kroat Manxhukiq, që shënoi dy gola në vazhdim. Njëin prej tyre pas asistimit nga Ronaldo.
Në minutën e 58 Napoli mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Rui u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për t’ia lehtësuar punën Juventusit në vazhdim të ndeshjes.
Në minutën e 76 Juventusi shënoi edhe njëherë përmes Bonuccit, i cili realizoi nga asistimit i Ronaldos.
Në krye të tabelës Juventusi ka 21 pikë, e Napoli në një pozitë më poshtë ka 15 pikë.