Juves nuk i mjafton Ronaldo, pëson humbje nga Tottenhami

21 korrik 2019 | 15:43

Tottenhami ka fituar 3-2 miqësoren ndaj Juventusit të zhvilluar në Singapore. Maurizio Sarri e nisi jo me formacionin titullar, ndërsa nga minuta e parë u preferua Gianluigi Buffon.

Ndeshja nisi mirë për Tottenhamin që e mbylli pjesën e parë në avantazh. Lamela shënoi golin e parë të sfidës në minutën e 30′. Anglezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0.

Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër, pasi Sarri futi në fushë artilerinë e rëndë. Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain shumë shpejt i dhanë avantazhin Juventusit, raporton “Telesport”.

Argjentinasi shënoi i pari duke barazuar shifrat, ndërsa vetëm pak më vonë iu përgjigj portugezi për 2-1.

Ndeshja nuk u mbyll aty me Tottenham-in që arriti të barazonte me heroin e Champions Leagues, Lucas Moura. 90 minutat po mbylleshin 2-2, kur Kane shpik nga reportori i tij një goditje fenomenale nga mesi i fushës. Topi gjen të papërgatitur portierin e Juves dhe pushon në rrjetë për 2-3. De Ligt u aktivizua nga Sarri në minutën e 62′ të takimit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshojnë të gjitha planet për Elseid Hysajn, mbrojtësin e Kombëtares…