Ka 77 mijë banorë, Andorra porosit 150 mijë teste për Covid-19 nga Koreja e Jugut

03 prill 2020 | 11:38

Shteti i vogël i Andorrës ka porositur teste sa për të kontrolluar dy herë popullsinë e saj për koronavirus.

Sipas mediave lokale, mikro-shteti me 77 000 banorë ka bërë një porosi prej 150 000 testesh koronavirusi nga Koreja e Jugut.

Ministri i Shëndetësisë, Joan Martínez Benazet, tha se testet do të vijnë nëpërmjet Spanjës në dy javët e ardhshme. Më pas, autoritetet e Andorrës do të testojnë çdo shtetas të tyre për Covid-19.

“Duam t’i testojmë të gjithë që të shikojmë se sa shumë është prekur popullsia. Pasi të shohim rezultatin, do të marrim masat për të rinisur jetën normale”, tha ministri.

Andorra, e cila është në kufi me Spanjën e dërrmuar nga koronavirusi, ka deri tani 428 raste me koronavirus dhe 15 viktima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fehmi Mehmeti nga Banka Qendrore e Kosovës, në një konferencë…